FAQs

Pyetjet më të shpeshta

  • Çfarë bën Premise?

    Premise mbledh informacione terreni nga e gjithë bota për të ndihmuar organizatat t’i përgjigjen pyetjeve të tyre më të rëndësishme. Ndani njohuritë tuaja lokale duke plotësuar detyra të thjeshta si shprehja e një mendimi, plotësimi i një pyetësori të shkurtër ose fotografimi i qytetit tuaj për të ndihmuar organizatat të marrin vendime më të informuara dhe më të mira.

  • Për kë punon Premise?

    Premise punon për qeveritë, organizatat e ndihmës humanitare dhe bizneset fitimprurëse. Disa nga klientët tanë të tanishëm dhe të mëparshëm përfshijnë Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, USAID dhe Bankën Botërore.

  • Si mund të bëhem Kontribues?

    Gjithçka që ju nevojitet është një smartphone dhe aplikacioni Premise, i cili mund të shkarkohet përmes Google Play Store dhe Apple App Store. Shkarkoni aplikacionin, krijoni një llogari, plotësoni detyrat tuaja të para dhe fitoni para.

  • Në cilat vende operon Premise?

    Aktualisht ne operojmë në më shumë se 70 vende të globit dhe po rritemi me shpejtësi. Disponueshmëria e “Detyrave” varet nga nevojat e organizatave me të cilat po punojmë dhe për këtë arsye ato mund të ndryshojnë shpesh.

  • A më duhet të kem një telefon specifik për tu bërë pjesë?

    Në varësi të rajonit, aplikacioni i Premise mund të gjendet në Google Play Store dhe Apple App Store por në disa shtete Premise është i disponueshëm vetëm në pajisjet Android. Në mënyrë që aplikacioni të funksionojë versioni i Android në telefonin tuaj duhet të jetë 4.0 ose më i ri.

  • A është e nevojshme lidhja me internet ose WiFi?

    Po, lidhja e internetit është e nevojshme në mënyrë që të keni akses tek “detyrat”, t’i plotësoni dhe të dërgoni kërkesën për arkëtimin e parave.

  • Sa para mund të fitoj me Premise?

    Shuma e parave që “Kontribuesit” mund të fitojnë varet nga sasia e detyrave që ata kryejnë. Disa nga “Kontribuesit” tanë po i përdorin këto të ardhura për të paguar tarifat e shkollës, për të financuar banka ushqimore për të pastrehët dhe për të përfunduar projekte të rregullimeve të shtëpisë së tyre. Ne përdorim mënyra të ndryshme pagese, të tilla si Coinbase, PayPal dhe Rimbushje Celulari për ta bërë më të lehtë procesin e pagesës. Mënyrat tona të pagesës mund të ndryshojnë nga shteti në shtet.

  • A ka ndonjë limit në numrin e detyrave që unë mund të kryej?

    Limiti i vetëm në aftësinë tuaj për të kompletuar detyrat varet nga kërkesa për informacion në një zonë të caktuar dhe sa persona të tjerë pranë teje i kanë rezervuar ato detyra për veten e tyre. Për të përmbushur sa më shumë detyra të jetë e mundur, ju rekomandojmë që të kontrolloni vazhdimisht “tregun e detyrave”, të rezervoni një detyrë që dëshironi të kryeni dhe ta përfundoni atë sa më shpejt të jetë e mundur përpara se ajo të rezervohet nga dikush tjetër.

  • A është Premise e sigurt?

    Në Premise ne jemi gjithmonë të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e “Kontribuesve” tanë dhe punojmë shumë për tu siguruar që ata të kenë një eksperiencë pozitive gjatë përdorimit të aplikacionit. Ne marrim një numër masash parandaluese për të garantuar sigurinë, duke përfshirë këtu punën me Specialistët tanë të Suportit në çdo shtet për të hartuar “detyra” dhe për të marrë njohuri lokale. Informacioni personal zakonisht përdoret për të siguruar cilësinë e të dhënave dhe për të optimizuar platformën e cila është e enkriptuar për të garantuar privatësinë tuaj.

  • A është e nevojshme dhënia e aksesit për kameran dhe lokacionin?

    Shpesh herë ju do t’ju kërkohet që të bëni fotografi ose të shkoni në vende të caktuara. Kjo është arsyeja pse ne na duhet të kërkojmë leje për aksesimin e shërbimit të lokacionit dhe kamerës në smartphone-n tuaj.

Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, ju lutemi të na dërgoni një e-mail tek adresa support@premise.com.

Start making money now.

Android app on Google Play